“Edhe baballarët e gjyshërit e snobëve të Prishtinës jetonin në lloq”, Nurellari shpjegon se ka urrejtje ndaj Drenicës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Edhe baballarët e gjyshërit e snobëve të Prishtinës jetonin në lloq”, Nurellari shpjegon se ka urrejtje ndaj Drenicës

    Insajderi
    21 January 2023 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Ardi Nurellari, ka reaguar pas komenteve negative ndaj Skenderajt, pasi vërshimet lanë qytetin të demoluar.

    Nurellari i ka quajti snob personat që përqeshen në formën e racizmit qeverisjen në Drenicë, shkruan Insajderi.

    Sipas Nurellarit edhe këtyre pseudo-urbanëve që e ofendojnë Drenicën për jetesën në lloq, njësoj u kanë jetuar babë e bashgjyshë.

    “Nuk e dinë që edhe atyre vetë njësoj iu ka jetuar baba e babëgjyshi në Prishtinë”, ka shkruar Nurellari.

    Nurellarit shtoi se Drenica ka qenë një qendër rezistence e papërkulur brez pas brezi dhe kjo është arsyeja pse jugosllavët dhe shqiptarë shërbëtore të tyre e lanë të pazhvilluar.

    Postimi i plotë:

    Sikur të mos mjaftojë vuajtja dhe sfida e shkaktuar prej fatkeqësisë natyrore bashkëqytetarët e shkretë duhet të përballen edhe me përqeshjen në formën e racizmit kulturor të disa snobave për Drenicën. Manifestimi i këtij nënçmimi, përveçse dëshmon për mungesën e njerëzillëkut dhe empatisë, pra për vobektësinë shpirtërore të atyre njerëzve që i kanë shprehur, të lë edhe një shije të hidhur deja vu të retorikës jugosllave. Që prej fillimit të pushtimit të Kosovës në 1912 Drenica ka qenë një qendër rezistence e papërkulur brez pas brezi dhe kjo është arsyeja pse jugosllavët si dhe kolaboracionistët shqiptarë shërbëtore të tyre, kultivuan përçmim dhe e lanë të pazhvilluar duke mos investuar në atë rajon.

    Mirëpo ajo që më është dukur më qesharake në komentet e këtyre pseudo-urbanëve që flasin me neveri për Drenicën duke thënë se “babë e babgjysh kanë jetuar në lloq”, është fakti se këta nuk e dinë që edhe atyre vetë njësoj iu ka jetuar baba e babëgjyshi në Prishtinë. Mbase në imagjinatën e tyre ata ndihen sikur kanë prejardhjen nga qytete perandorake si Parisi, Vjena apo Londra mirëpo faktikisht Prishtina e shkretë gjithashtu ka vuajtur nga balta e përmbytjet e shpeshta të dy lumenjve të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark