Liqeni i Badocit prej nga furnizohen 30% e konsumatorëve me ujë të pijshëm, arrin kuotën maksimale dhe ka filluar të kapërderdhet.
Kështu ka njoftuar sot Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, që ka thënë se liqeni tjetër në Prishtinë, ai I Batllavës, ka filluar të kapërdherdhet që nga dita e shtunë.
Për disa ditë me radhë, vendi është përfshirë në reshje të vazhdueshme shiu dhe për pasoja shumë liqene e lumenj kanë arritur pikat maksimale të mbushjes. Për pasojë, në disa rajone ka pasur edhe vërshime.
Nga sot pritet që reshjet e shiut të ndalojnë./Insajderi.com