"Edhe bakshishi i këngëtarëve duhet të deklarohet në ATK” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe bakshishi i këngëtarëve duhet të deklarohet në ATK”

    Insajderi
    26 June 2024 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash është sezon dasmash. Dikush më të thjeshtë e dikush më luksoze, por askush nuk e lë pa krijuar shpenzime.

    Por, a fiton shteti prej këtij fenomeni, që për një pjesë të mirë të pjesëmarrëseve në të që ofrojnë shërbime e produkte, është veç biznes.

    Pra kush duhet të paguaj tatime? Kush e sa duhet të deklaroi në shtet? A ka nevojë për kontrata?

    Elvira Ibrahimi, një kontabiliste e njohur ka treguar se kush i detyrohet shtetit në biznesin e dasmave.

    “Fillimisht duhet kontrolluar se a është i fiskalizuar restauranti, a ka kontratë me të zotin e dasmës, për sa persona dhe sa e kanë kontraktuar menynë. Restauranti duhet të lëshoj kupon fiskal kur te pranon paranë nga i zoti i dasmës, po ashtu ishte  dashur  me e deklaru për qëllime të TVSH-së edhe pranimin e kaparit, ose paradhënies, në atë periudhë që e ka pranuar”, thotë ajo

    Pashmangshëm edhe kur të “kërcet” bakshishi- edhe aty një pjesë e tij duhet të ndahet me shtetin. Pra, sipas saj, bakshishi i këngëtarëve nuk duhet të përfundoi i plotë në xhepat e tyre,  por një pjesë të deponohet në arkën e shtetit.

    “Me u deklaru duhet edhe BAKSHISHI. Edhe kjo është një e hyrë për këngëtarin, për të cilin në fund të dasmës duhet me leshu kupon fiskal normal, pasi që të kryhet ajo dhe të numërohet se sa i ka fituar bakshish”, thotë ajo dhe shton se duhet të kihet kujdes pasi që  ATK-ja mund të ruaj fotografi dhe video “dhe ti përdor ato për qëllime ri-vlerësimi të tatimit”.

    Ajo tutje tregon që kontratë në rast dasme duhet të bëhet edhe me komponentët tjera të këtij organizimi siç është zërimi, ata që e incizojnë dasmën, pjesëtarët e bendit të këngëtarit- madje edhe me kompaninë që e dekoron ambientin. Krejt këta duhet të lëshojnë kupon fiskal për të zotin e dasmës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark