Ndonëse disa zyrtarëve të lartë të shtetit, iu shty vizita në Amerikë, por jo edhe për kreun e komunës së Deçanit.
Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në vizitë zytare. Ramosaj ka takuar Sekretarin e Shtetit të IOWA-së, Michael Ross.
Ramosaj tha se me Ross diskutojë për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjellë.
“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të takohem me zv. Sekretarin e Shtetit të IOWA-së, z. Michael Ross. Ku diskutuam shumë çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e ndërsjellë mes nesh. Mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.