Pas NATO-s dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, kundër ndryshimit të misionit të FSK-së me projektligjin e propozuar nga Presidenti Hashim Thaçi, është shprehur edhe Bashkimi Evropian.
Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, i ka thënë Insajderit se BE ndanë të njëjtin mendim si NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me këtë çështje.
“BE është duke përcjellë me kujdes çështjen e transformimit të FSK-së. BE ndanë të njëjtën pikëpamje si NATO dhe ShBA-të lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.
“Ky transformim duhet të ndodhë në një proces gjithëpërfshirës dhe mutltientik,” ka thënë tutje ajo.
Projektligji i propozuar nga Presidenti Thaçi për ndryshimin e misionit të FSK-së pa bërë ndryshimet kushtetuese nuk ka gjetur mbështetjen e NATO-s dhe Ambadës së ShBA-së në Kosovë./Insajderi.com