Bayern Munchen pritet t’i futet garës për sulmuesin e Bayer Leverkusen, Javier Hernandez.
Lajmin e ka konfirmuar Fichajes.net, të cilët shkruajnë se drejtuesit bavarez do të bëjnë ofertë në verë. Pas sulmuesin meksikan janë vënë edhe skuadra të tjera të njohura evropiane, si: Manchester City dhe Valencia.
Gjithashtu, Ancelotti, i cili ka punuar me Hernandez te Real Madrid-i, do të jetë një arsye e fortë e meksikanit për t’u transferuar në Allianz Arena.
Chicharito më parë ka luajtur edhe për Manchester Unitedin me të cilën skuadër në 157 ndeshje ka shënuar 59 gola.