“Bombardimet e NATO-s ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë nuk ishin sundimi i ligjit por sundimi i forcës”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq mbrëmë, duke komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Serbi, Thomas Schieb me atë rast, raporton Tanjug.
Në një emision në televizionin proqeveritar serb, TV Pink, Bërnabiq e quajti bombardimin e vitit 1999 “një agresion dhe një krim monstruoz”.
Në konstatimin se, me rastin e deklaratës së ambasadorit gjerman, zgjedhja e Aleksandar Vuçiqit midis Kosovës dhe investimeve gjermane, ishte se ai i kishte zgjedhur investimet”, Bërnabiq deklaroi se ata e kritikojnë presidentin e Serbisë çdo ditë “me marrëzi të ndryshme”.
Bërnabiq tha se Vuçiq është “duke luftuar për Kosovën ashtu si askush nuk kishte luftuar më parë, dhe se opozita aktuale dhe ish-qeveria, morën vendime joserioze që i kushtuan Serbisë edhe me Kosovën edhe me zhvillimin tonë ekonomik”.
Ajo theksoi se “Gjermania dhe kompanitë nga ky vend, me mbështetjen e qeverisë gjermane dhe ambasadorit Schieb, punësojnë 72.000 njerëz në Serbi”, duke vazhduar ta arsyetoj shefin e saj me pretendimin se “Vuçiq kurrë nuk ka thënë asgjë që do të kompromentonte pozicionin e Serbisë ndaj Kosovës, por që ai tha se ne duhet të shikojmë drejt së ardhmes”./Insajderi.org.