Edhe Branislav Nikoliq i Listës Srpska dështon të zgjidhet nënkryetar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Branislav Nikoliq i Listës Srpska dështon të zgjidhet nënkryetar

    Insajderi
    10 October 2025 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe deputeti Branislav Nikoliq i Listës Srpska ka dështuar të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetare e Kuvendit nga komuniteti serb.

    Kjo ishte kandidatura e gjashtë nga Lista Srpska pasi po ezaurohen kandidatët e propozuar pas dështimit për të marrë mbështetjen e nevojshme.

    Kandidatët e Listës Srpska po marrin vetëm nëntë vota pro, pra të partisë së tyre.

    Vetëvendosje po voton kundër kandidatëve të Listës Srpska, ndërsa PDK dhe LDK po abstenojnë bashkë me disa deputetë nga komunitetet joshumicë joserbe.

    Të gjithë deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në votim, sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark