×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe dy komuna i dalin kundër Qeverisë Kurti, e ndalojnë përdorimin e doracakut kontrovers për edukatë seksuale

    Insajderi
    14 November 2024 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas, Komunës së Prishtinës edhe dy komuna tjera kanë ndaluar përdorimin e doracakëve për edukimin seksual. Bëhet fjalë për Komunën e Fushë Kosovës dhe atë të Skenderajt.

    Nënkryetari i Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se gjatë diskutimeve kanë marrë vendim që ky doracak të mos përdoret.

    Sipas tyre ky doracak është i dëmshëm.

    “Sot kemi marrë vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Fushë Kosovës Përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme. Ne besojmë se kjo përmbajtje është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët dhe besojmë fuqishëm që ky vendim për mos aplikimin e doracakëve është në interesin e nxënësve dhe prindërve të komunës sonë”, thuhet aty.

    Ndërsa, edhe komuna e Skënderajt i ka ndaluar doracakët.

    Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e komunës.

    ‘’Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, ka marrë sot vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e komunës.Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij’’, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark