Komunat e Kosovës po vazhdojnë të jenë në terr në ditë feste.
Për Vitin e Ri, mungesë të furnizimit me energji elektrike kanë raportuar tek Insajderi lexues nga Komuna e Gjilanit dhe ajo e Shtimes.
Njëri lexues ka thënë se qendra e Shtimes ka mbetur pa rrymë për më shumë se një orë.
Ndërkaq, një lexues tjetër ka thënë se lagjet ‘Dardania’ dhe ‘Zahir Pajaziti’ po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Insajderi raportoi për probleme të energjisë elektrike edhe në Istog dhe në Lipjan.
LEXO RAPORTIMET: