Edhe dy muaj arrest shtëpiak aktivistëve të VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe dy muaj arrest shtëpiak aktivistëve të VV-së

    Insajderi
    24 February 2017 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje – Atdhe Arifi, Frasher Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha – të cilët janë të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, u është zgjatur arresti shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë.

    :Sapo e pranova vendimin për vazhdim të arrestit shtëpiak edhe 2 muaj. Sa më shumë prova që po dalin për pafajësinë tonë, aq më shumë po zgjatet procesi dhe aq më shumë po konfirmohet shndërrimi i sistemit të drejtësisë në sistem të kriminalizuar që i shërben “Pronto”-s”, ka thënë Frashër Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Jo edhe 2 muaj, por edhe 20 le t’i vazhdojnë. Të mbahesh nën arrest nga kriminelët, nënkupton që ua ke zënë rrugën atyre. E Lëvizja VETËVENDOSJE! po sulmohet kështu pikërisht ngase është alternativa e vetme ndaj kriminelëve”, ka shtuar ai.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark