“Edhe dy muj i ke jetë, kam me të…”, aktakuzë kundër kërcënuesit të deputetes Musliu-Shoshi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Edhe dy muj i ke jetë, kam me të…”, aktakuzë kundër kërcënuesit të deputetes Musliu-Shoshi

    Insajderi
    29 July 2023 - 13:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngirut aktakuzë me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, A.B., për kanosje ndaj deputetes Ariana Musliu-Shoshi.

    Ai dyshohet se më 2 maj, rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën A.M-SH., deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj, ashtu që i pandehuri nga një profil në rrjetin social “facebook” i drejtohet: “…sa te vije ne pushim… edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue…”, ku me këtë rast tek e dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes.

    Njoftimi i plotë:

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktim të masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të veprës penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri i lartcekur, më 02.05.2023, rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit e ka kanosur seriozisht të dëmtuarën A.M-SH., deputete e Kuvendit të Kosovës, për shkak të detyrës së saj, ashtu që i pandehuri nga një profil në rrjetin social “facebook” i drejtohet: “…sa te vije ne pushim… edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue…”, ku me këtë rast tek e dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes.

    Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.​


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark