Pas Leonardo DiCaprio-s, është aktori tjetër famëlartë nga Hollivudi, Edward Norton, ai që ka kërkuar që ky lum të mbrohet.
“Lumi Vjosa rrjedh i pazbutur nga burimi në det dhe grupet lokale komunitare në Shqipëri po kërkojnë që të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar”, ka shkruar Norton në Twitter.
“Tregojeni përkrahjen tuaj, dhe shpërndajeni filmin e Patagoniës me (hashtag-un) Parkun Kombëtar Vjosa tash”.
Përndryshe, Norton njihet për filma si “American History X”, “Primal Fear”, “Fight Club” dhe “Birdman”, duke qenë tre herë i dominuar për Oskar.