Megjithatë, BBC thotë se nuk është ende e qartë se kur do të nisin efektet e tij. Në fillim të këtij muaji, WhatsApp, në pronësi të Facebook, bëri të ditur se do të ketë mbështetje vetëm për BlackBerry Priv, i cili mbështetet nga Android. Ndërsa për sistemin operativ të vetë kompanisë WhatsApp do të funksionojë deri në fund të 2016.
“Ne kemi punuar me WhatsApp dhe Facebook për t’u ndryshuar mendjen, por këtë herë vendimi i tyre nuk ka kthim”, shkruan Lou Gazzola në sajtin e tij. Ai ka punuar në marrëdhëniet e BlackBerry me kompanitë e tjera.
“Kemi punuar shumë për ti siguruar përdoruesve tanë eksperiencën më të mirë, në kuadër të këtij vendimi, dhe jemi në kërkim të zgjidhjeve alternative”, vijon ai, teksa kërkon mbështetje duke përdorur hashtagun #ILoveBB10Apps.