Meta Platforms, kompania mëmë e Facebookut, po ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin njoftime ose të fitojnë para në platformën e saj kudo në botë.
Kreu i politikës së sigurisë, Nathaniel Gleicher, ka thënë se do të vazhdojnë bllokimin edhe ditët në vijim .
“Këto ndryshime kanë filluar tashmë dhe do të vazhdojnë në fundjavë”, ka thënë ai.
Facebooku edhe më herët kishte bllokuar llogaritë zyrtarë të katër mediave ruse.
Clegg nga Meta ka thënë se rrjetet sociale sot po luajnë rol të madh në jetën e njerëzve dhe disa prej tyre po e përdorin për dezinformim.