×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Edhe “Hi-tech” kundër Donald Trump

    Insajderi
    07 February 2017 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i kompanive amerikane që ushtrojnë aktivitetin e tyre kryesor në fushën e teknologjisë e që kundërshtojnë urdhrin e Donald Trump për ndalimin e emigrantëve nga 7 vende kryesisht myslimane, ka shkuar në 127.

    “Tesla”, “Adope”, “HP”, “Evernote” dhe të tjera i janë bashkuar nismës që i bën ato palë të interesuara në përballjen ligjore mes administratës së Donald Trump dhe gjykatave amerikane për çështjen në fjalë.

    127 kompanitë kanë firmosur një të ashtuquajtur “Amicus Brief” që i lejon të mos përfshihen drejtpërdrejtë në përplasjen mes institucioneve, por që ndjehen të prekura prej kësaj përplasjeje.

    Dokumenti i firmosur nga kompanitë, përfshirë këtu Apple, Facebook dhe Microsoft citon se ato konsiderojnë se ligji i ndalimit të emigrantëve nga shtatë vende “mund të dëmtojë në mënyrë domethënëse interesat e këtyre kompanive”.

    “Ne mbështesim dhe mirëpresim përpjekjet e qeverisë për përmirësimin e sigurisë së qytetarëve, por konsiderojmë gjithashtu se bllokimi, pezullimi apo anulimi i vizave nuk u shërben këtyre përpjekjeve. Përkundrazi, ne mendojmë se bën të kundërtën dhe dëmton interesat amerikane”, thuhet në deklaratën e përbashkët të 127 kompanive hi-tech të Shteteve të Bashkuara./ Top Channel

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark