Mat Jones, një sërfist nga Australia deklaron se iPhone 7 i tij “ka marrë flakë dhe ka shkatërruar makinën”.
“Ishte si një valë e madhe të nxehti, që dilte nga makina. Hiri ndodhej brenda rrobave dhe kur i hoqa, pashe se telefoni po shkrinte brenda tyre”, shpjegon Jones.
Jones thotë se kishte lënë telefonin e tij mes disa rrobave në makinë, teksa ishte duke dhënë leksione për sërf.
Ai thotë se telefonin e kishte blerë një javë më parë. Apple thotë se është në dijeni të rastit dhe është duke punuar për të, shkruan TCh.
Muajin e kaluar një përdorues i Redditor postoi një foto të një iPhone 7 që kishte shpërthyer.