“Edhe”?- Kështu u deklarua Sveçla kur u pyet për arrestimin e Shemsi Bahtirit për drogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe”?- Kështu u deklarua Sveçla kur u pyet për arrestimin e Shemsi Bahtirit për drogë

    Insajderi
    12 June 2025 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, është pyetur lidhur me arrestimin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Shemsi Bahtirit (të përjashtuar nga partia pas arrestimit), në operacionin “Qielli i Thyer”, ku ranë në pranga 22 persona si të dyshuar për trafikim droge.

    “Edhe?”, ishte përgjigja e Sveçlës kur u pyet në intervistën e mbrëmshme në RTK.

    Çka ka ai me qeverisje? Ai nuk ka qenë në qeveri. Na i kemi 64 mijë anëtarë. Unë kam fotografi me dhjetëra mijëra aktivistë. Sot isha në 3-4 aktivitete edhe kam dhjetëra fotografi, të cilat qytetarët e zakonshëm dhe aktivistat i bëjnë. Ne nuk po themi se ai nuk ka qenë aktivist, ai ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaroi më tej Sveçla.

    Raportimet për operacionin “Qielli i Thyer“:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark