“Edhe Kurti ka shti me t’njofshëm, pse unë jo”- Kamera e fshehtë në zyrën e drejtorit të Komunës së Obiliqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe Kurti ka shti me t’njofshëm, pse unë jo”- Kamera e fshehtë në zyrën e drejtorit të Komunës së Obiliqit

    Insajderi
    05 March 2024 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Arsimit në Komunën e Obiliqit, Sahit Zeqiri, punësoi rejën e tij, Fitore Jusufi – Zeqiri, si sekretare të shkollës “Ibrahim Rugova”, në Obiliq.

    Konkursi dyshohet se u kurdis, pasi pati vetëm tre kandidatë në testin me shkrim. Përveç rejës së drejtorit, Fitore Jusufi – Zeqiri, konkurroi edhe kunata e saj, bashkëshortja e vëllait, Fortesa Haziri – Jusufi, dhe Samire Arifi, raporton Kiks Kosova.

    Kjo e fundit u eliminua nga gara qysh në fazën e parë, atë të testit në shkrim, duke bërë që gara për pozitën e sekretares të zhvillohet vetëm mes dy kunatave Jusufi.

    Komisioni vlerësues zgjodhi sekretare Fitoren, rejën e drejtorit.

    Kiks Kosova ka shkuar në zyrën e drejtorit Zeqiri, për të marrë versionin e tij se si arriti reja e tij të zgjidhet sekretare në konkursin e hapur nga drejtoria që ai e udhëheq.

    Para kamerës Zeqiri ishte i përmbajtur, por jo edhe prapa saj.

    Zeqiri tha se për 41 vjet sa është në fushën e Arsimit, ka punësuar shumë persona dhe është ballëhapur që reja e tij ka aftësi të jashtëzakonshme.

    Punësimin e bashkëshortes së djalit, Zeqiri e arsyeton me faktin që sipas tij, të gjithë zyrtarët shtetërorë, duke filluar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti, ish-presidenti Thaçi, e ish-kryeministrat, Mustafa e Haradinaj, kanë punësuar familjarë të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark