Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka dorëzuar të premten pasdite dy ligje dhe statutin e Universitetit të Prishtinës në Gjykatën Kushtetuese për të cilat pretendon se ka shkelje kushtetuese nga qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ligji për Komisionin e Pavarur për Media dhe ai për Këshillin Prokurorial, sipas partisë opozitare, përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarësinë institucionale e lirinë e medias. Për arsye të ngjashme është dërguar në Kushtetuese edhe statuti i Universitetit të Prishtinës, i ndryshuar nga Kuvendi para një jave.
Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në, që u miratuan së fundmi nga Kuvendi, u patën kritikuar edhe nga ndërkombëtarët.
Këto dy ligje dhe statuti i UP-së u dërguan në Kushtetuese nga PDK-ja gjatë ditës së djeshme.