Edhe Mbretëria e Bashkuar ndërpret fondet për agjencinë e OKB-së pas dyshimeve se disa prej stafit u përfshinë në sulmet e Hamasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Edhe Mbretëria e Bashkuar ndërpret fondet për agjencinë e OKB-së pas dyshimeve se disa prej stafit u përfshinë në sulmet e Hamasit

    Insajderi
    27 January 2024 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i fundit që ka ndërprerë fondet për agjencinë e OKB-së për palestinezët, UNRËA.

    Kjo vjen pasi agjencia njoftoi shkarkimin e disa prej stafit të saj mbi akuzat për përfshirje në sulmet e Hamasit të 7 tetorit.

    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se është “e tmerruar” nga akuzat e bëra nga Izraeli.

    SHBA, Australia, Italia dhe Kanadaja kanë pezulluar tashmë fondet shtesë për agjencinë e OKB-së.

    UNRËA thotë se ka urdhëruar një hetim mbi informacionin e dhënë nga Izraeli.

    “Mbretëria e Bashkuar është e tmerruar nga pretendimet se stafi i UNRËA-s ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit, një akt i urryer terrorizmi që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka dënuar vazhdimisht”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

    “Mbretëria e Bashkuar po ndalon përkohësisht çdo financim të ardhshëm të UNËRA ndërsa ne i shqyrtojmë këto pretendime në lidhje me pretendimet”.

    Edhe Departamenti amerikan i Shtetit më parë njoftoi se po pezullonte fondet shtesë për agjencinë e OKB-së, duke thënë se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga pretendimet për përfshirjen e stafit të OKB-së në sulme.

    BE tha gjithashtu se do të vlerësojë hapat e mëtejshëm “bazuar në rezultatin e hetimit të plotë dhe gjithëpërfshirës”.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte “i tmerruar nga ky lajm”.

    Kreu i UNRËA, Philippe Lazzarini, tha se një hetim i plotë mbi akuzat po kryhej “për të gjetur të vërtetën pa vonesë”.

    Lazzarini shtoi: “Për të mbrojtur agjencinë dhe që të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare, unë kam marrë vendimin për të përfunduar menjëherë kontratat e këtyre anëtarëve të stafit”.

    Ai tha se çdo personel që zbulohet se ka qenë i përfshirë në “akte terrori” do të mbahet përgjegjës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark