Edhe ministri Xhelal Sveçla fotografohej me fajdexhiun e dyshuar për vrasjen e trefisht në Gjilan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe ministri Xhelal Sveçla fotografohej me fajdexhiun e dyshuar për vrasjen e trefisht në Gjilan

    Insajderi
    10 August 2025 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fajdexhiu Mefail Shkodra është në arrati, i dyshuar për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në mesditë në Gjilan.

    Përveç përfshirjes në veprimtari të paligjshme, Shkodra shfaqej në afërsi të figurave të njohura politike. Ai ka publikuar fotografi me shumë politikanë të nivelit të lartë, përfshirë edhe udhëheqësit më të lartë të shtetit.

    Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa prej këtyre fotografive, përfshirë një ku Mefail Shkodra shihet me Xhelal Sveçlën, ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme.

    Më herët, janë publikuar gjithashtu imazhe ku ai ndodhet në të njëjtin ambient me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani.

    Foto me të iu publikuan edhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark