Edhe MPJD shpreh ngushëllime për tragjedinë në Beograd - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe MPJD shpreh ngushëllime për tragjedinë në Beograd

    Insajderi
    04 May 2023 - 10:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur ngushëllime për tragjedinë që ndodhi dje në Beograd, ku nëntë persona mbeten të vdekur, 8 prej të cilëve ishin fëmijë.

    “U dërgojmë ngushëllimet tona më të thella familjeve të 9 të vrarëve, mes tyre 8 fëmijë, viktima të të shtënave masive në një shkollë në Beograd. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe shpresojmë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më kurrë” thuhet në reagimin e MPJD-së.

    Kujtojmë se dje në Beograd, një 13 vjeçar kreu sulm me armë zjarri duke vrarë nëntë persona.

    Gjashtë nxënës të tjerë dhe një mësues u plagosën nga të shtënat.

    I dyshuari u arrestua nga policia, teksa motivet e këtij sulmi akoma nuk janë bërë të ditura.

    Nga shteti kosovar, përveç MPJD-së, ngushëllime kanë shprehur edhe krerët e shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    “Nuk ka asgjë më të vlefshme se jeta e një fëmije dhe asgjë më e dhimbshme se humbja e asaj jete. I dërgoj ngushëllimet e mia më të thella të gjithë prindërve që humbën fëmijët e tyre në një sulm të tmerrshëm në shkollë sot në Beograd dhe lutemi për shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit” ka deklaruar presidentja Osmani.

    Ndërkaq Kurti ka shprehur “ngushëllimet më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre”.

    “Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike” ka thënë mes të tjerash kryeministri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark