Një ditë pas vrasjes së Hamide Magashi janë zbuluar detaje tjera shokuse të keqtrajtimit që iu bëhej 35 vjeçares nga dorasi e familjarët e tij. Ajo maltretohej vazhdimisht ka thënë motra e Hamides, Burbuqe Magashi.
Në një moment ajo thotë se edhe në banjo përcillej nga nëna e dorasit, vjehrra e saj.
“Në banjo kur ka shku, i ka shku prapa vjehrra e saj, e ka kqyrë mos e ka telefonin, mos po fol me neve në telefon”, ka thënë motra e viktimës.
Gazetarja e gazetës Insajderi edhe sot ndodhet në ambientet e Klinikës së Gjinekologjisë. Aty ka folur me njërën prej shoqërueseve të Hamide Magashit e cila mbeti e vrarë nga tre plumbat e shkrepur nga bashkëshorti i saj Sokol Halili.
Ajo i ka thënë se gazetares se ndjera i kishte thënë se sapo ta linde fëmiun do t’ia jepte burrit të saj.
“Kur ta lindi fëmijën kam me ua dhënë atyre, familje së burrit”, i ka thënë e njëjta Insajderit.
Ndërkohë që fëmiun duhet ta dorëzojë tek familja e burrit e ka konfirmuar edhe motra e të ndjerës.
Vrasja e gruas 35-vjeçe shtatzënë, dyshohet se ndodhi mbrëmë pranë Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK rreth orës 18:00.
Varrim siç mëson Insajderi pritet të bëhet ditën e nesërme.
Gazeta Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…