Dega e AAK-së për Austri njofton shqiptarët që jetojnë në këtë shtet se të mërkurën, më 11 janar do të protestohet në mënyrë demokratike para ambasadës së Francës në Vjenë.
“Pas protestave në Kosovë, në ShBA, Francë e gjetiu, edhe bashkatdhetarët tanë në Austri do të protestojnë kundër arrestimit dhe mbajtjes në paraburgim të Ramush Haradinajt”, thuhet në njoftim.
“Dega e AAK-së për Austri njofton shqiptarët që jetojnë në këtë shtet se të mërkurën, më 11 janar do të protestohet në mënyrë demokratike para Ambasadës së Francës në Vjenë për lirimin e liderit, komandantit dhe ish-kryeministrit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Protesta do të zhvillohet nga ora 13 deri në orën 15, në adresën: 1030 Wien, Shwarzenbergplatz.