Edhe Nenad Rikallo ndërron targat e veturës në pikë-kalimin kufitar Merdarë - dalin pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Nenad Rikallo ndërron targat e veturës në pikë-kalimin kufitar Merdarë – dalin pamjet

    Insajderi
    21 September 2021 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo sot në pikë-kalimin kufitar Merdarë është parë se ka ndërruar targat e veturës, kjo pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjet e targave.

    Rikallo sot ka hyrë në Kosovë përmes pikë-kalimit kufitar Merdarë. Rikallo ishte ministër nga radhët e komunitetit serb në kohën e Qeverisë Haradinaj.


    Ai ishte shkarkuar në shkurt të 2019, pas ishte njëri ndër kushtet e Partisë Socialdemokrate për votimin e Projektbuxhetit për vitin 2019.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

    E gjithë kjo krijoi pakënaqësi të serbëve, të cilët protestuan gjatë gjithë ditës së hënë duke kundërshtuar këtë vendim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark