×
  • Lajme
  • Lajme

    U vazhdohet paraburgimi edhe dy muaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

    Insajderi
    02 October 2024 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për nga dy muaj (secilit veç e veç) Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator në lagjen Aktash në Prishtinë.

    Lajmin për Gazeta Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

    “Me datë 01.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.LL, S.S dhe F.A. Të pandehurve K.G, V.A, R.LL, S.S dhe F.A iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej (2) muaj për secilin, e cila masë do të zgjasë nga data 02.10.2024 deri me datë 02.12.2024”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

    Gashi dhe Ademi dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. Ndërkaq të pandehurit Llumnica, Sekiraqa dhe Abazi dyshohen për veprën penale “vrasje e rëndë”.

    Nga ngjarja tragjike e së dielës mbeti pa shenja jete Premtim Gashi, pjesë e familjes së “Capave”. 

    https://insajderi.org/vetem-19-vjecar-dhe-shtate-incidente-penale-e-afro-100-gjoba-per-kundervajtje-e-kaluara-kriminale-e-shkumbin-sekiraqes/

    Pesë të dyshuarit u arrestuan në vendngjarje, teksa policia ka bërë të ditur se është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë rast. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark