Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj, nuk është i gatshëm ta votojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në këtë situatë që për të është e paqartë
Ai thotë se duhet një sqarim i detajuar për të vendosur për votën pro apo kundër ratifikimit.
“Ajo çka është jashtëzakonisht e rëndësishme është se nuk besoj që do të këtë ndonjë deputet, këtu përfshi edhe vetën që do të voton diçka e cila është në kundërshtim le të themi me tërësinë territoriale të shtetit dhe kundër qytetarëve të Kosovës.”
“Derisa kjo nuk sqarohet besoj që do të jetë jo korrekte dhe jo e menaxhuar mençur për ta dërguar në kuvend për votim”, ka thënë ai në radio Dukagjini.
Ai nuk pajtohet që të falët tokë për liberalizim të vizave. /Insajderi.com