Edhe një film tjetër shqiptar në skenën amerikane - Insajderi
×
Kulturë

Edhe një film tjetër shqiptar në skenën amerikane

Insajderi
17 April 2017 - 08:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Memory’, me skenar e regji të Ilirjan Himajt, do të shfaqet premierë botërore në edicionin e 65-të të ‘Columbus Film & Video Festival’, në Ohio më datën 20 prill shkruan KultPlus.

Ky festival, sipas njoftimi të vetë regjisorit Himaj, është edhe festivali më i vjetër në USA.

“‘Memory’, brenda javës do të shfaqet edhe në dy festivale të tjera, siç janë: në edicionin e 50-të të “Humboldt Film Festival” në Kaliforni dhe në edicionin e 17-të të “Festival Internacional de Cine de Lanzarote” në Spanjë”, shkruan në rrjetin social regjisori Himaj.

Në kastën e aktorëve të këtij filmi bëjnë pjesë: Xhevat Qorraj, Bibi Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi, Agron Shala… ndërsa producent të filmit janë Agron Shala dhe Latif Hasolli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark