Shënohet vdekja e dytë nga zjarret në Shqipëri dhe tragjedia njëkohësisht, pasi janë persona të së njëjtës familje.
Ka ndërruar jetë sot edhe Tatiana Haxhiaj, 60 vjeçarja nga fshati Asim Zeneli i Gjirokastër, e cila humbi të shoqin para disa ditësh në fshat, Andrea Haxhiajn, duke mbrojtur shtëpinë nga zjarret.
Tatiana Haxhiaj kishte djegie në 8-% të trupit dhe nuk arriti dot të mbijetonte pas kaq ditësh kurim në spital.
I shoqi i saj, Andrea, vdiq më 3 gusht i asfikuar nga tymi dhe flakët që rrethuan shtëpinë.
Ata kanë dy fëmijë, një me banim në fshat dhe trin me studime në Tiranë. Fëmija që banonte pranë tyre i ka telefonuar atë ditë për t’i paralajmëruar se duhet të evakuoheshin, por nuk arriti asnjëherë më të dëgjonte zërin e prindërve.