×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një margaritar i Bërnabiqit: “ROSU fajtore për ndërprerjen e furnizimit e serbëve me ushqim dhe ilaçe”

    Insajderi
    25 September 2021 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë në debatin e përgjithshëm të liderëve botërorë në OKB në Nju Jork, se “për Serbinë, nga të gjitha sfidat me të cilat përballet, arsyeja më e madhe e shqetësimit është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

    Në fjalimin e saj në debatin brenda sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së, Bërnabiq ka pretenduar se “spiralja e dhunës që po ndodh në Kosovë arriti kulmin në fillim të kësaj jave”.

    “Me pretekst të zbatimit të rregullave të reja mbi targat, Prishtina dërgoi njësi speciale të armatosura rëndë në veri të krahinës. Kjo është një shkelje tjetër brutale e Marrëveshjes së Brukselit, dhe kjo shfaqje irracionale e forcës shkaktoi një krizë të madhe”, ka thënë kryeministrja serbe.

    Ajo ka pretenduar se, “kjo ka ndërprerë furnizimin me ushqim dhe ilaçe në zonat serbe në veri të krahinës, ndërsa banorët serbë të cilët u mblodhën paqësisht në shenjë proteste kundër masës u pritën me gaz lotsjellës dhe brutalitet policor, duke rrezikuar seriozisht stabilitetin lokal dhe rajonal”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark