Ambasadori i Serbisë në Uashington Marko Gjuriq ka deklaruar sot se Serbia do të analizojë me kujdes përmbajtjen e dekretit të presidentit të SHBA Joseph Biden për zgjerimin e fushës së sanksioneve kundër individëve dhe organizatave nga Ballkani Perëndimor, do ta përcjellë zbatimin e tij dhe pasojat e mundshme për rajonin dhe qytetarët, dhe në raport me këtë do të vendosë për reagimin e saj, raporton Tanjug.
“Duke gjykuar nga përmendja e respektimit të Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Dejtonit në rregulloren për sanksionet, unë personalisht dua të besoj se autorët në të vërtetë mendojnë në ata që mbrojnë heqjen e Republikës Serbe dhe rivendosjen e kufijve me të cilat Serbia është pranuar si anëtare i KB, përfshirë në të edhe Kosovën, domethënë kjo vlen për disa separatistë në Kosovë dhe unitariastë në BeH”, shpreson Gjuriq./Insajderi.org.