×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një muaj paraburgim për tre të arrestuarit me 20 kg drogë

    Insajderi
    09 November 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lirim Hakaj, Skender Arifaj dhe Enver Hajdari, i është vazhduar paraburgimi. Të njëjtit gjenden në paraburgim si të dyshuar për posedim dhe transportim të substancave narkotike.

    Insajderi merr vesh qe të premten tre të te dyshuarve Gjykata ua ka vazhduar edhe një muaj paraburgimin.

    Dosja | Kështu funksiononte grupi që u kap me drogë në Prishtinë
    Dosja e Prokurorisë thotë se përmes një marrëveshje paraprake, ata transportuan drogë nga Peja për në Fushë Kosovë.

    Insajderi ka publikuar dosjen e Prokurorisë, ku tregohet se si i pandehuri Enver Hajdari është kapur me qese najloni me substanca narkotike në sasi prej afro 20 kilogramëve.

    Të pandehurit Enver Hajdari, Lirim Hakaj, dhe Skender Arifaj, në bashkëkryerje, pa autorizim me qëllim për shitje, kanë poseduar, transportuar substanca apo preparate të cilat janë shpallur në ligj si narkotike, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që, pas marrëveshjes paraprake që substancat narkotike të transportohen nga Peja për në Fushë Kosovë, të pandehurit Lirim dhe Skender Arifaj, me veturën Audi, pasi i kanë ngarkuar narkotiket në veturën Golf 6, e marrë me qera, e që drejtonte i pandehuri Enver Hajdari, e kanë shoqëruar prej Pejë për në Fushë Kosovë, saktësisht në pompën e derivateve ‘HIB””, thotë dosja.

    “…ashtu që, më datë 08.10.2024 rreth orës 13:00, me të arritur në Fushë Kosovë, në rrugën e ‘Pejës saktësisht në Motelin ‘Villa X” në dhomën nr. 4, ku ishte duke qëndruar i pandehuri Enver Hajdari, policia kanë gjetur katër thasë të bardhë të mbushur me qese najloni të dyshuar me narkotik me peshë 19kg e 980gram, të cilat janë sekuestruar përkohësisht përmes vërtetimit mbi sekuestrimin e sendeve nga policia”, vijon dosja e Prokurorisë.

    Me këtë të pandehurit Lirim Hakaj, Skender Arifaj dhe Enver Hajdari, në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale; Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge.

    Në dosjen e Prokurorisë po ashtu njoftohej se tek shtëpia e të pandehurit Skender Arifaj i janë sekuestruar afro pesë kilogramë të llojit marihuanë.

    I pandehuri Skender Arifaj, pa autorizim me qëllim për shitje, kanë poseduar, transportuar substanca apo preparate të cilat janë shpallur në ligj si narkotike, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që, më datë 08.10.2024 rreth orës 15:10min, policia SQHN-Prishtinë, gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, në fshatin Kaliqan të Komunës së Istogut, i kanë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht nëntë (9) paketime (qese najloni të tejdukshme) të mbushura me substanca të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë, një (1) thes letre me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë dhe një (1) qese e vogël me substancë të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 4.994 gram (4kg e 994gram) një peshore digjitale dhe një DVR “HIKVISION”“./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark