Edhe një oligark humb vilën në Zvicerr, e demtoi miqësia me Putinin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Edhe një oligark humb vilën në Zvicerr, e demtoi miqësia me Putinin

    Insajderi
    21 March 2022 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet zvicerane kanë sekuestruar një shtëpi luksoze malore që besohet se është në pronësi të oligarkut rus Petr Aven, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, raporton Reuters.

    Apartamenti me tre dhoma gjumi ndodhet në katin e pestë të një kompleksi luksoz në një rezort golfi në Bernese Oberland piktoresk, i rrethuar nga malet me dëborë, sipas gazetës “NZZ am Sonntag”.

    Aven, 67 vjeç, është i besuar i ngushtë i Putinit dhe aksioner kryesor i grupit që zotëron bankën më të madhe private të Rusisë, Alfa.

    Muajin e kaluar, ai tha se do të kundërshtonte sanksionet “të rreme dhe të pabaza” të BE-së të miratuara nga Zvicra. Zvicra, një vend që tradicionalisht ka zgjedhur një politikë neutraliteti, është një qendër kryesore tregtare për mallrat ruse.

    Vlerësohet se bankat zvicerane mbajnë deri në 213 miliardë dollarë (161 miliardë £) të pasurisë ruse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark