​Edhe një pjesëtare e FSK-së bëhet pjesë e Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Edhe një pjesëtare e FSK-së bëhet pjesë e Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst

    Insajderi
    17 August 2023 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akademisë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Britaninë e Madhe, do t’i shtohet edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është Lirjona Bajraktatri ajo e cila është përzgjedhur për të ndjekur kursin një vjeçar në këtë akademi, që është një prej më prestigjiozeve në botë.

    Kjo është bërë e ditur nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i cili ka thënë se “është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë”.

    “Kam pasur kënaqësinë të takoj sot anëtaren e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, e cila është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst. Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në MB”, ka shkruar diplomati britanik.

    Bajraktari do të radhitet në mesin e dhjetëra pjesëtarëve të Forcës të cilët kanë kryer shkollimin në Sandhurst.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark