Edhe një shtet tjetër vendos sanksione ndaj vajzave të Putinit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Edhe një shtet tjetër vendos sanksione ndaj vajzave të Putinit

    Insajderi
    19 April 2022 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanadaja i është bashkuar Britanisë së Madhe, BE-së dhe SHBA-së në vendosjen e sanksioneve ndaj dy vajzave të rritura të Vladimir Putinit.

    Katerina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova, që besohet se fshehin pasurinë e babait të tyre, janë midis 14 individëve të sanksioneve kundër Rusisë të sapo shpallura nga qeveria kanadeze, raporton abcnews.al

    Përveç Kanadasë, sanksione ndaj vajzave të Putinit kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sanksione nga ShBA’ja janë vënë edhe ndaj gruas dhe vajzës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e Këshillit rus të Sigurisë, përfshirë ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev dhe kryeministrin, Mikhail Mishustin.

    Uashingtoni njoftoi për sanksionet e reja më 6 prill, në të cilat shënjestrohen bankat dhe elitat ruse.

    Kjo pako e sanksioneve përfshin ndalimin e çdo amerikani të investojë në Rusi, pasi Uashingtoni dhe Kievi akuzuan Moskën për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë.

    Sanksionet e reja do të bllokojnë tërësisht bankën Sberbank të Rusisë, e cila mban një të tretën e totalit të aktiviteteve bankare të Rusisë, dhe Alfabank, njoftoi Shtëpia e Bardhë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark