Së paku katër veta kanë humbur jetën në Stamboll si pasojë e një sulmi vetëvrasës.
20 persona të tjerë janë të lënduar, prej të cilëve tre janë në gjendje të rëndë.
Vendi ku ka ndodhur shpërthimi – në rrugën Istiklat – është zakonisht e frekuentuar me njerëz gjatë vikendeve, raporton BBC.
Të dielën e kaluar, si pasojë e një një sulmi në kryeqytetin Ankara, 37 persona humbën jetën. Një grup militant kurd ka marrë përgjegjësinë për këtë rast. Ata po ahtu janë zotuar se do të vazhdojnë me sulme të tilla.
Muajin e kaluar, një sulm ndaj një pike ushtrake në Ankara la të vdekur 27 persona, dhe plagosi dhjetëra të tjerë./Insajderi.com