Edhe një tërmet u ndie sot në mëngjes rreth orës 07:50 në rajonin e Petrinjes dhe në rrethinë.
Tërmeti u ndie në mënyrë të konsiderueshme edhe në Zagreb, ku përsëri qytetarët u detyruan të dalin nëpër rrugë.
Sipas informatave të para, pretendohet se tërmeti ishte me fuqi prej 4,7 ballëve të Richterit.
Ndërsa Enti Sizmologjik i Kroacisë lajmëroi se tërmeti ishte me fuqi prej 4,2 ballëve./Insajderi.org.