Edhe një tjetër çmim për filimin kosovar “Home” - Insajderi
×
Kulturë

Edhe një tjetër çmim për filimin kosovar “Home”

Insajderi
18 November 2016 - 11:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filmi “Home” me regji nga Daniel Mulloy ka fituar një çmim në St.Louis International Film Festival.

“Home”, i cili flet për një familje britanike refugjate, është shpërblyer me çmimin për Filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të shkurtër, në festivalin që ka mbyllur edicionin e tij të 25-të, shkruan KultPlus.

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë.

Ka pak ditë që filmi morri çmim edhe në Francë.

Përderisa numër i madh i burrave e grave provojnë të hyjnë në Evropë, një familje angleze duket të jetë në pushime.

Historia e filmit 20 minutësh “Home” është ende më e thellë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark