Pas Myto Uzunit, një tjetër futbollist do t’i mungoj Kombëtares së Shqipërisë për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
I radhës është portieri Etrit Berisha, i cili nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën ndaj Kilit.
Berisha ka pësuar një tërheqje të muskulit të gjoksit dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar.
Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë në ekip portierin e ekipit të Egnatias, Alen Sherri.
Pjesa tjetër e skuadrës gëzon shëndet të plotë dhe është në formë të mirë fizike.
Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë paraditen e nesërme drejt Parmas në Itali, ku pasdite do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes me Kilin, që do të luhet në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.