Asociacioni i Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, organizon sot tryezë shkencore me titull “Krimet kundër njerëzimit të sansksionuara me të drejtën ndërkombëtare penale si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës në Republikën e Kosovës 1998-1999”.
Kjo konferencë mbahet në kuadër të aktiviteteve të shumta solidarizuese dhe në përkrahje të lirimit të shpejt të Ramush Haradinaj, I cili po mbahet në Francë pas një urdhërarresti të lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.
“Temat në këtë tryeze shkencore do t’i prezantojnë profesorët: Prof. Dr. Muhamet Kelmendi, Prof. Dr. Zejnullah Gruda, Prof. Dr. Ismet Salihu, Prof. Dr. Rexhep Murati, Prof. Dr. Riza Smaka, Prof. Dr. Azem Hajdari, Prof. Dr. Nusret Pllana, Prof. Dr. Mersim Maksuti, Dr. Jeton Kelmendi, Prof. Dr. Avni Islami dhe Mrsc. Donik Sallova”, thuhet në njoftimin për këtë tryezë.