Edhe një tubim në Ferizaj, në fshatin Bibaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një tubim në Ferizaj, në fshatin Bibaj

    Insajderi
    05 February 2025 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Bibaj, dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, e nëndegët e fshatrave Sojevë, Fshati i Vjetër, Mirosalë e Bibaj patën tubim me bashkëqytetar.

    Si edhe në secilin tubim tjetër edhe në këtë tubim pati simpatizantë e përkrahës të shumtë të cilët pa rezervë shprehën mbështetjen e tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës, e për kandidatët për deputet nga qyteti i Ferizajt.

    Kryetari i degës,. Visar Azemi në këtë tubim tha se tashmë po shihet kjartë përkrahja e madhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, e shpalli edhe fitoren nga ky tubim.

    Edhe kandidatja për deputete, j. Bahrije Hyseni ua rikujtoi të pranishmëve 99 arsyet e kandidaturës së saj, të cilat lidhen edhe me numrin e saj brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjithashtu ajo falenderoi të pranishmit për përkrahjen e madhe të dhënë sot e gjithmonë ndaj saj, ndaj LDK-së, e ndaj secilit kandidat të listës së LDK-së.

    Gjithashtu ajo ftoi të pranishmit që më datën dhjetë shkurt të takohen në po të njëjtin vend për të festuar fitoren e madhe që po e pret Kosovën. Të pranishëm kishte përkrahës të të gjitha moshave, për çka secili folës i falenderoi përzemërsisht të pranishmit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark