Edhe Partizani i Beogradit gjobitet nga UEFA për banerin skandaloz - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Partizani i Beogradit gjobitet nga UEFA për banerin skandaloz

    Insajderi
    13 August 2025 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partizani i Beogradit është gjobitur nga UEFA pas shfaqjes së një baneri skandaloz me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, gjatë ndeshjes kundër klubit Oleksandriya, e zhvilluar më 31 korrik në Beograd, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Për këtë akt, klubi serb do të paguajë 17,500 euro.

    Përveç kësaj, UEFA ka vendosur gjoba shtesë ndaj Partizanit: 50,000 euro për hedhjen e objekteve dhe sjellje raciste ose diskriminuese të tifozëve, si dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit që përfshin 10,000 vende, për ndeshjen e ardhshme si ekip vendas.

    Klubi gjithashtu u ndëshkua me 12,000 euro për bllokimin e korridoreve publike, 8,000 euro për përdorimin e lazerëve dhe 2,750 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark