Edhe pas arrestimit për kultivim të hashashit, Enca nuk pendohet? E ka krijuar Zoti, kush jam unë të mos e respektoj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Edhe pas arrestimit për kultivim të hashashit, Enca nuk pendohet? E ka krijuar Zoti, kush jam unë të mos e respektoj

    Insajderi
    11 June 2025 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj, ka folur për herë të parë lidhur me arrestimin e saj, pasi kultivoi bimë narkotike në disa vazo në ballkonin e banesës në Lundër, dy vite më parë.

    Asaj kohe 27-vjeçarja gjatë dëshmisë së dhënë në polici ka deklaruar se kanabisin e kishte për përdorim vetjak.

    Po ashtu teksa ishte e ftuar në një intervistë, Enca pohoi të njëjtën arsye duke shtuar ndër të tjera se e ka kuptuar gabimin e bërë.

    Për ta sqaruar. Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend,” u shpreh ajo.

    Teksa u pyet nga moderatorja nëse është përdoruese e hashashit, këngëtarja theksoi se: Është pak temë sensitive për tu diskutuar në Shqipëri, unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi. Një shoku im thotë zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj zotin të mos e pi atë.”

    Kujtojmë që Enca ishte së bashku me ish-partnerin e saj, Mickey Neblett, në banesë kur u arrestua nga policia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark