Pas aksidentit tragjik të autobusit në të cilin ndërruan jetë 46 persona, prokurori publik, Lubomir Joveski është nisur për në Bullgari, ku do të takohet me drejtorin e Shërbimit të Hetimit Nacional të Bullgarisë, Borisllav Serafov, në vendin e fatkeqësisë së autobusit në autostradën Struma, transmeton Portalb.mk.
Takimi me Jovskin, në deklarata për BTA e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit të Hetimit Nacional të Bullgarisë, Serafov.
Të dy do të takohen në vendin e tragjedisë në autostradën Struma, ku sot pas mesnate një autobus me targa të Maqedonisë ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.
Paraprakisht, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski informoi se, përfaqësues të Sektorit për Polici Trafiku dhe Departamenti për hetime kriminalistike teknike dhe ekspertizë janë veç më në rrugë drejt Bullgarisë dhe u qëndrojnë në dispozicion për ndihmë dhe mbështetje kolegëve bullgarë.