Edhe QKMK-ja bën thirrje që të shmangen pikëkalimet kufitare me Serbinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe QKMK-ja bën thirrje që të shmangen pikëkalimet kufitare me Serbinë

    Insajderi
    05 September 2024 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar (QKMK), i ka bërë thirrje mërgimtarëve që planifikojnë të udhëtojnë që t’i shmangin të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë.

    Në njoftimin për media thuhet se kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill organizativ për bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 Shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK-ve me Republikën e Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

    “Njoftohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e mërgatës që planifikojnë të kalojnë tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në pikëkalimet kufitare midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

    Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të ashtuquajturit “Këshill organizativ për bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024, planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt PKK-ve me Republikën e Kosovës.

    Autoritetet kompetente të RKS-së në bashkëpunim me partnerët, i kanë marrë të gjitha veprimet për menaxhim të situatës së paralajmëruar dhe ju inkurajojnë që të ndiqni me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informoheni vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme.

    Për më shumë thërrisni në 045198606, 045 198000 dhe në numrin 080050095 (pa pagesë)”, thuhet në njoftim.

    Një ditë më parë edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës u ka bërë thirrje mërgimtarëve që t’i shmangin pikëkalimet kufitare me Serbinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark