Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta

    Insajderi
    29 January 2025 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Slloveni, disa qendra tregtare dhe supermarkete janë duke u bojkotuar nga qytetarët, dhe ky bojkot do të vazhdojë deri më 2 shkurt.

    Pas kësaj date, bojkotet do të zgjaten për t’u fokusuara në rrjetet tjera tregtare nga 3 shkurti deri më 9 shkurt.

    Ky bojkot shumëditor pason një bojkot të ngjashëm të zhvilluar në Kroaci, ku një ditë bojkot shkaktoi një rënie të ndjeshme të qarkullimit, deri në 50 për qind.

    Shoqata e Konsumatorëve të Sllovenisë e konsideron bojkotin një formë legjitime të protestës, duke theksuar se ai mund të dërgojë një mesazh të fortë për shitësit për rëndësinë e çmimeve të drejta dhe përballueshmërisë, shkruajnë mediat.

    Sipas statistikave të Sllovenisë, ushqimet kanë rritur çmimet mesatarisht me 44 për qind krahasuar me dhjetë vjet më parë, megjithatë, rritja e çmimeve është ngadalësuar vitin e fundit.

    Sidoqoftë, disa produkte, si vaji i ullirit, gjalpi, mishi dhe buka, kanë regjistruar rritje të çmimeve, përkatësisht nga 2 deri në 20 për qind.

    Bojkotet nuk janë të kufizuara vetëm në Slloveni. Në Kroaci, një bojkot tjetër është planifikuar për këtë të premte, ndërsa thirrje të ngjashme për bojkot janë shfaqur gjithashtu në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    30 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark