"Edhe sot gruaja u vra vetëm 3 minuta larg stacionit të policisë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Edhe sot gruaja u vra vetëm 3 minuta larg stacionit të policisë”

    Insajderi
    01 December 2022 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku ka reaguar për vrasjen e 35 vjeçares, Hamide Mgashi, e cila mbrëmë u vra në oborrin e QKUK-së nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, shkruan Insajderi.

    Mujku ka shkruar se “sa herë flasim për vrasje të grave duhet pas parasysh që prej vitit 2015 e kemi një Ligj në fuqi të pazbatueshëm asnjëherë, Ligjin për Mbikëqyrje Elektronike, i cili vendos pajisjet e sigurisë dhe alarmon policinë për rrezikun në dhomën e monitorimit sa herë që ushtruesi i dhunës (lexo kriminelin) i afrohet viktimës, saktëson lokacionin dhe alarmohet patrulla më e afërt e policisë dhe mbron viktimat”.

    Sipas tij “Edhe sot gruaja u vra vetëm 3 minuta larg stacionit të policisë”.

    Ai ka thënë se kosto e këtyre pajisjeve është qesharake, krahasor me jetën e një gruaje dhe një fëmije.

    “Ne presim donacione edhe për gjëra jetike, e shpenzojmë para koti në projekte me pak vlerë”, shkroi ai.

    “Urdhri për mbretje është vetëm një copë letër A4 dhe nuk është as jelek anti plumb dhe as nuk jep siguri për viktimën. Duket se nuk e kemi shumë seriozisht mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje”, shkroi Mujku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark