Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në Hagë, sot, do të vazhdojë dëshminë dëshmitari i radhës i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Prokuroja Silvia D’Ascoli ka njoftuar për dëshmitarët që planifikohet që të japin dëshmi gjatë kësaj .jave.
Sipas saj dëshmitari i parë sot, do të jetë W04485 e si dhe do të jenë tre dëshmitar me video-lidhje. Pas këtyre pritet të jetë dëshmitari W04295 dhe dëshmitari W04759.
Dëshmitari i fundit, Nuredin Ibishi, të enjten më 24 tetot, u ballafaqua me deklaratat që i ka dhënë më herët për Prokurorinë, ai tha se asnjëherë nuk i kujtohet që ka thënë që Jakup Krasniqi ka qenë komandant. Ibishi tha se UÇK-ja nuk ka pasur komandant, prandaj si mund të thotë diçka që është inekzistente.
Sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara, gjykimi “Thaçi dhe të tjerët”, këtë javë pritet të mbahen katër seanca gjyqësore.