Edhe Sveçla sillet me truproje kah Kuvendi, deklarohet për qeverinë tranzicionale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Sveçla sillet me truproje kah Kuvendi, deklarohet për qeverinë tranzicionale

    Insajderi
    07 May 2025 - 09:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhelal Sveçla, është deklaruar para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

    Sveçla, i cili është parë i shoqëruar me një truprojë përpara e një mbrapa, tha se nuk pajtohet absolutisht me propozimin e LDK’së për qeveri të tranzicionit, shkruan Insajderi.

    Reagimi i tij vjen një ditë pas propozimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për qeveri të tranzicionit të të gjitha partive politike shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit.

    Deri më tani, deklarimi i Sveçlës përfaqëson edhe qëndrimin e subjektit politik që ai përfaqëson, Lëvizja Vetëvendosje.

    Ngarendjet me truproje pranë “Tempullit të Demokracisë” janë bërë tashmë të zakonshme edhe për shefin e Sveçlës, Albin Kurtin. Ky i fundit çdoherë është parë me truproje, ku ka mënjanuar mediat përpara çdo seance konstituive. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark